Sherr në koncertin e Beyonce/ Fansi i dehur ngjitet në skenë dhe balerinët e rrahin (VIDEO) – AlpeGossip
Sherr në koncertin e Beyonce/  Fansi i dehur ngjitet në skenë dhe  balerinët e rrahin (VIDEO)

Sherr në koncertin e Beyonce/ Fansi i dehur ngjitet në skenë dhe balerinët e rrahin (VIDEO)

oncerti i divës botërore është përfshirë në një kaos mbrëmjen e kaluar. Gjithçka ka ndodhur pasi një fans i dehur është futur në skenë dhe ka ndjekur nga pas Beyonce dhe Jay Z. Menjëherë djali në fjalë është pikasur nga balerinët të cilët i janë ‘vënë nga pas’ pasi e kanë kuptuar qëllimin e fansit.

Në rrjetet sociale janë publikuar disa video ku shihet përleshja e shkaktuar mes balerinëve dhe fansit. Sipas Fox News, ekipi organizues i koncertit ka dalë në një deklaratë për shtyp dhe është shprehur se djali që hipi në skenë ka qenë i dehur. Nuk ka pasur asnjë qëllim dashakeq dhe për këtë arsye Beyonce dhe Jay Z nuk do të ngrenë padi ndaj tij.

“Ju njoftojmë se askush nuk është lënduar gjatë incidentit, ndërsa znj. dhe z. Carter (Beyonce dhe Jay-Z) nuk do të ngrenë padi ndaj personit,”- thuhet mes tjerash në komunikatën e stafit organizues të turneut.