“JU JENI NJË NGA ARSYET PSE U LARGOVA NGA KOSOVA”/ Morena Taraku reagon ashpër në “Instagram” (FOTO) – AlpeGossip
“JU JENI NJË NGA ARSYET PSE U LARGOVA NGA KOSOVA”/ Morena Taraku reagon ashpër në “Instagram” (FOTO)

“JU JENI NJË NGA ARSYET PSE U LARGOVA NGA KOSOVA”/ Morena Taraku reagon ashpër në “Instagram” (FOTO)

Morena Taraku është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-t shqiptar dhe shumë herë dhe për shkak të jetës së saj personale. Pas gjithë lajmeve për këngëtaren, duket se ajo ka vendosur të reagojë me anë të një ‘Instastory’, ku ka shkruar: “Jeni kot, Jalal është si vëllai im, ne kemi vetëm një këngë bashkë dhe asgjë tjetër. E di që ju intereson jeta ime private, por është shumë e shtrenjtë, nuk mund të blini informacione për të.

Nuk keni pse merreni me mua kur nuk jetoj më në Kosovë dhe një nga arsyet pse jam larguar është se asnjëherë nuk më keni përkrahur. Pse nuk shkruat se morra çmim para 2 ditësh në mesin e 80 milionë banorëve? Kam dhe një këngë me të madhin Sabri Fejzullahu, pse nuk shkruat se jam në një lidhje dhe me të? Sa turp që jeni”.

Mesa duket Taraku është bezdisur nga lajmet e shumta të cilat kanë cënuar privatësinë e saj. Kjo është hera e parë pas kaq kohësh që Morena reagon në llogarinë e saj në rrjetet sociale. Kujtojmë se së fundmi ajo ka qenë e ftuar në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve më të rëndësishme ne muzikë, ku ka qenë e nominuar për çmimin ‘Top Pop Artist’.