PASI E MOHOI SËRISH/ Alba Hoxha dhe Albi Nako udhëtojnë bashkë për në Venezia… (FOTO) – AlpeGossip
PASI E MOHOI SËRISH/ Alba Hoxha dhe Albi Nako udhëtojnë bashkë për në Venezia… (FOTO)

PASI E MOHOI SËRISH/ Alba Hoxha dhe Albi Nako udhëtojnë bashkë për në Venezia… (FOTO)

Pas ndarjes nga gruaja e tij Klaudia Pepa, koreografi Albi Nako u përfol shumë për një lidhje sentimentale me një tjetër balerinë të njohur, Alba Hoxhën. Dyshimet nisën nga fakti që dyshja u pa në disa vende bashkë, një herë në Paris e një herë në Bruksel e më pas në Zvicër.

Por pak ditë më parë balerina Alba Hoxha mohoi të gjitha thashethemet për një lidhje apo fejesë të mundshme me koreografin Albi Nako. Sipas saj, këto lajme të pavërteta kanë kaluar masën, ndaj duhet të marrin fund.

Megjithatë postimet e palëve në Instagram ngrenë sërish dyshime, pasi shihen kudo bashkë. Destinacioni i radhës është Italia, nga ku Albi dhe Alba kanë publikuar video.

Dhe mesa duket nuk u mjaftuan me kaq. Vetëm pak minuta më parë të dy kanë postuar foto përsëri nga i njëjti vend.