5 ushqimet që u ndihmojnë për të balancuar nivelin e hormoneve – AlpeGossip
5 ushqimet që u ndihmojnë për të balancuar nivelin e hormoneve

5 ushqimet që u ndihmojnë për të balancuar nivelin e hormoneve

Çrregullimi hormonal është një nga sëmundjet më të shpeshta të femrave dhe mund të shfaqet gjatë pubertetit, menstruacioneve, lindjes së fëmijëve dhe menopauzës. Shkaqet e çrregullimit hormonal janë të shumta duke filluar nga diabeti, stresi, menopauza, shtatzënia, problemet me të ushqyerin dhe gjumin, ilaçe për kontrollin e lindjes e shumë të tjera. Disa nga simptomat më të zakonshme janë dhimbje koke të vazhdueshme, akne, infeksion në traktin urinar, çrregullime me periodat, depresion, diarre, ankth, infertilitet. Lëkurë të thatë ose shumë të yndyrshme. Për të rregulluar nivelin hormonal duhet të konsumoni shpesh ushqimet e mëposhtme:

Ushqime të pasura me Vitaminë D

Duhet të konsumoni ushqime që janë të pasura me vitaminë D si: vezë, peshk dhe kërpudha.

Acide yndyrore Omega-3

Vaji i peshkut të salmonit, ekstrat soje dhe vaj ulliri që janë të pasura me acide yndyrore Omega-3.

Vaj kokosi

Konsumoni dy lugë gjelle vaj kokosi çdo ditë për disa muaj rresht. Gjithashtu mund ta përdorni në sallatë ose për gatim.

Borzilok

Përtypni gjethe borziloku ose pijeni si çaj çdo ditë për disa muaj për të kontrolluar nivelin hormonal.

Avokado

Nëse konsumoni çdo ditë avokado do të ndihmoni shumë veten për rregullimin e nivelit hormonal.