“NUK VI MË KËTU”/ Moderatorja i kthehet Albatros Rexhaj: Çohu dhe ik që tani po deshe, avash se desh re… – AlpeGossip
“NUK VI MË KËTU”/ Moderatorja i kthehet Albatros Rexhaj: Çohu dhe ik që tani po deshe, avash se desh re…

“NUK VI MË KËTU”/ Moderatorja i kthehet Albatros Rexhaj: Çohu dhe ik që tani po deshe, avash se desh re…

Shkrimtari Albatros Rexhaj është përfshirë në një debat me moderatoren Sidorela Gjoni, në emisionin “Shqipëria Live”. Gjithçka nisi pasi Rexhaj iu drejtua moderatores duke i thënë se në intervistën që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama për protestën, ajo e bullizoi. Pas debatit, Rexhaj u largua nga studio.

Debati:

Albatros Rexhaj: Shqipëria është në vend ku ti Sidorela e bullizon kryeministrin live dhe asgjë nuk ndodhi. Për mendimin tim e pate një shfaqje shumë joprofesionale.

Sidorela Gjoni: U mërzite?

Rexhaj: Nuk është që u mërzita, por me kryeministrin e një vendi nuk flitet ashtu.

Gjoni: Ku e pe bullizimin?

Rexhaj: Shohim çfarë ndodh në vende të tjera, ta provojnë ta bëjnë me Trumpin dhe çfarë u thotë Trumpi.

Gjoni: Cila pjesë ishte bullizim?

Rexhaj: Fund e krye ishte. Ti e pate momentin tënd dhe e shfrytëzove deri në fund. E bullizove dhe ai të qëndroi gati-tu sepse kryeministri është në hall kur rri i qetë “hyp se të vrava, zbrit se të vrava”.

Gjoni: Cila ishte fjalia që ishte bullizimi më i madh?

Rexhaj: Megjithatë Shqipëria është vend i lirë.

Gjoni: Do më tregosh cila ishte fjalia më e rëndë?

Rexhaj: Do bëjmë emision të veçantë besoj për atë.

Erald Kapri: Si mund ta bësh avokatin e kryeministrit?

Rexhaj: E bëj se është e drejta ime, ti bën prokurorin. Ajo (Sidorela) bën bullizuesen, unë po bëj avokatin.

Gjoni: Po u ankuat ju që ka bullizuar dikush Edi Ramën…ku na dole o Albatros tani të keqen se edhe Rama nuk do ta donte këtë lloj mbrojtje nga ana jote.

Rexhaj: Unë s’jam duke bërë mbrojtje, ti e bullizove dhe ai ndejti urtë. Hall me fol, hall mos me fol. Po të kish fol do kishit thënë “presion ndaj mediave, ky është arrogant”. Ta them edhe një fjalë…

Gjoni: Ta mbaroj unë fjalinë time tani pastaj do flasësh.

Rexhaj: Ti e ke studion, mund të bësh çfarë të duash.

Gjoni: Jo pra, do ta mbaroj unë.

Rexhaj: S’je duke fol me kryeministrin këtu që rri urtë.

Gjoni: Ti je më i mirë se kryeministri. Do më lësh mua të mbaroj fjalën time.

Rexhaj: Shans teorik nuk ka.

Gjoni: S’ka shans ë?

Rexhaj: Nuk mund të më bullizosh mua ti siç bullizove atë.

Gjoni: Mëso kuptimin e fjalës bullizim, Albatros ke një problem shumë të madh dhe më vjen keq se je shkrimtar. Nuk di kuptimin e fjalës bullizim. Nuk ka kuptimin ajo që thua ti.

Rexhaj: Ç’ka dua jam unë, çfarë problemi ke ti. E keni sjellë punën që nëse reagon është arrogant, nëse nuk reagon është keq, është i dobët.

Gjoni: Unë s’kam bërë asnjë koment.

Rexhaj: Ishte paraqitja jo më profesionale e jotja në historinë tënde.

Gjoni: Pse je mërzitur kaq shumë Albatros? Kush u mërzit më shumë, ti apo ndonjë tjetër?

Rexhaj: Unë më shumë. Se ishte shumë e keqe. Ta them vetëm një fjalë.

Gjoni: Jo, s’do thuash më asnjë fjalë se do të të drejtoj pyetjen.

Rexhaj: Se nuk të vij më në studio.

Gjoni: Po mos hajde, mund të ikësh që tani.

Rexhaj: Hiç nuk të vij.

Gjoni: Mund të largohesh në ccdo moment, mund të ccohesh dhe të largohesh.

Rexhaj: Faleminderit.

Gjoni: Kënaqësi shumë që erdhe. Uroj të mos mërzitesh më herë tjetër.

Rexhaj: Keni mjaftueshëm njerëz që e shajnë Ramën në studio, mua nuk më bëni dot.

Gjoni: Të përshëndes.

Erald Kapri: Po ikën?

Rexhaj: I respektoj femrat unë. E mbush studion me njerëz që shajnë Edi Ramën.

Gjoni: Unë e mbush studion me njerëz që mendojnë ndryshe gjithmonë.

Kapri: Të fala Edi Ramës.

Gjoni: Avash se mos na biesh, se desh na ra.