Ditët e fundit, motrat bukuroshe Vjollca vendosën të shijojnë disa ditë pushime në Dubai, sëbashku me partnerët e tyre. Me anë të fotove dhe videove të ndryshme që Luana dhe Marina kanë postuar përveç faktit se bukuroshet po kalojnë shumë mirë, vëmendjen na e tërheq dhe marrëdhënia shumë mirë që ato kanë me partnerët e njëra-tjetrës.
Luana shpesh është parë të postojë foto e video me Getoarin dhe shumë herë i lënë njëri-tjetrit komente në rrjetet sociale. Gjithashtu vlen të përmenden se dyshja kanë dhe një bashkëpunim muzikor të quajtur ”Tirana Lifestyle”.
Përveç marrëdhënies së mirë që Luana ka me Getin, së fundmi sapo kuptuam se edhe Marina gëzon të njejtin raport me partnerin e Luanës, Krenarin.
Në një foto të postuar nga Marina ditën e djeshme, Krenari na ka treguar më shumë raportin që ekziston mes tyre duke i lënë një komet për të qeshur, të cilit bukuroshja gjithashtu i ka kthyer.
Një marrëdhënie të tillë mes kunetrish e kemi dhe tek Lori Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së saj Ledion Liço. Prej vitesh dyshja kanë një raport tepër të mirë dhe shpesh shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke komentuar e komplimentuar njëri-tjetrin dhe gjithashtu duke ndarë dhuratat mes tyre.
Raport tjetër të mirë mes kunetërve kemi parë dhe në rastin e Bora Zemanit dhe Romeo Veshaj. Bora e lidhur me Donaldin, gëzon një raport shumë të mirë gjithashtu dhe me Romeon me të cilin shumë shpesh shihen në publik duke u argëtuar e duke hedhur komente me njëri-tjetrin. Kjo ndoshta ndodh edhe përshkak se dyshen i lidh puna dhe emisioni ”Treshat”. /Alpegossip.al