Prej shumë kohësh Eno Popi personifikohet me emisionin e mëngjesit në Top Channel, “Wake up”. Jo më kot, shumë moderatorë janë larguar nga “Wake up” ndërkohë që Enos i është besuar gjithmonë ky emision si figura kryesore.
Epo, duket se është momenti që ky i fundit ta lërë emisionin e tij të mëngjesit për një tjetër eksperiencë televizive në “Top”. Burime të sigurta për “Blitz.al” bëjnë me dije se Eno Popi nuk do të jetë më moderator i “Wake up” por do të drejtojë emisionin “Kutia e Fundit”, pasi Top Channel ka blerë patentën e këtij “game show”.
Kujtojmë se më herët “Kutia e Fundit” ka qenë një emision shumë i famshëm në Tv Klan, drejtuar nga Enkel Demi e që asokohe pati shumë bujë.
Mbetet vetëm të shohim se si do të jetë versioni i Eno Popit në Top Channel, nisur nga sezoni i ri në shtator.