DO TË BËHET BABA PËR HERË TË TRETË/ Kastro Zizo publikon FOTON e parë të gruas shtatzënë – AlpeGossip
DO TË BËHET BABA PËR HERË TË TRETË/ Kastro Zizo publikon FOTON e parë të gruas shtatzënë

DO TË BËHET BABA PËR HERË TË TRETË/ Kastro Zizo publikon FOTON e parë të gruas shtatzënë

Në muaji nëntor, Kastro Zizo, teksa prezantonte këngën pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, zbuloi se do të behet baba për herë të tretë.

Ai tha se degët e familjes së tij do të shtohen, por pa zbuluar më tepër detaje.

Më pas, në emisionin e tij “Late Night Show”, Kastro zbuloi se është në pritje të një djalë, i cili pritet të vijë në jetë së shpejti.

Këngëtari gjatë kësaj kohe ka preferuar që imazhin e partneres së tij të mos e bëjë publik dhe dihen shumë pak detaje për të.

Megjithatë, ditën e sotme Kastro na ka zbukuruar ditën me një foto ku tregon barkun e rrumbullakosur të vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

Ajo duket të jetë në fund të pritjes së ëmbël dhe aë shpejti do e bëjë Kastron baba për herë të tretë.

“Këta jemi ne”, shkruan këngëtari në foto ku është edhe këmba e qenit.

Kujtojmë se Kastro tashmë ka hequr dorë nga emisioni që drejtoi prej vitesh, “Late Night Show” dhe nuk dihet ende se çfarë plane ka për të ardhmen në ekran.

View this post on Instagram

This is us 😍

A post shared by KLEVIS BEGA⚪a.k.a ⚪KASTRO ZIZO (@kastro_zizo_) on