Ditën e sotme, këngëtarja e njohur Arta Bajrami, i bëri një diss Taynës përmes përmes një postimi të bërë në Instastory. Ajo publikoi një foto ku shkruante: “Freestyle? me msu vjershën Freestyle, jooo”, ndërkohë që vetëm para dy ditësh Tayna publikoi një ‘Freestyle’.
Menjëherë pas këtyre lajmeve, erdhi një reagim nga menaxheri i Taynës, i cili shprehej se Tayna nuk do t’ia dijë për disse, se qëllimi i saj është vetënm muzika dhe nuk i pëlqen të thumbojë të tjerët në atë që këndon. “Çdoherë që Tayna publikon këngë, shumë artiste mendojnë se i ka bërë diss ndonjë artisteje, por Tayna as nuk e ka menduar një gjë të tillë prej fillimit e tani. Tayna nuk ka asgjë me askënd dhe se diss-et nuk janë pjesë e karrierës së saj”, rrëfeu ai për Blitz.al.
Pas deklaratës së tij, Arta ka dhënë një pronocim për burime nga ‘Blitz.al’ dhe ka pranuar se statusi i saj ishte për Taynën. Ajo ka treguar se nuk ka asgjë personale me Taynën, thjesht nuk e kupton se si disa vargje të mësuara përmendësh mund të konsiderohen nga të gjithë si ‘Freestyle’. ‘Unë jam moti në këtë lloj të muzikës, dhe nuk mund të rri të shikoj kështu lajmesh që qarkullojnë, banale, joprofesionale, vetëm sa për klikime’, është shprehur mes të tjerash Arta.