Zyrtarisht burrë dhe grua: Çfarë ndodhi brenda kishës, deri në shkëmbimin e unazave të Harry-t dhe Meghan (FOTO) – AlpeGossip
Zyrtarisht burrë dhe grua: Çfarë ndodhi brenda kishës, deri në shkëmbimin e unazave të Harry-t dhe Meghan (FOTO)

Zyrtarisht burrë dhe grua: Çfarë ndodhi brenda kishës, deri në shkëmbimin e unazave të Harry-t dhe Meghan (FOTO)

Tani është zyrtare! Bashkëshortët më të rinj, Princi Harry dhe Meghan Markle kurorëzuan dashurinë e tyre në Kishën St George, mesditën e kësaj të shtune. Çdo gjë ishte e organizuar në detaj, të vetmet që nuk parashikoheshin ishin emocionet.

Princi Harry u përlot kur pa Meghan të veshur nuse, por të dy e kaluan më pas situatën duke qeshur. Mbi 100.000 njerëz u mblodhën sot jashtë kështjesllës Windsor, për të parë nga afër nusen dhe dhëndrin, ndërsa mijëra të tjerë nga e gjithë bota e ndoqën ceremoninë përmes ekranit.

Clooneys, çifti Beckham, Idris Elba, Elton John dhe Oprah Ëinfrey, ishin disa nga të famshmit që panë nga afër kurorëzimin e dashurisë.

Meghan u shoqërua në gjysmën e rrugës drejt altarit nga Princi Charles, babai i Harry-t. Harry dhe Meghan shkëmbyen zotimet dhe pastaj unazat, duke nisur kështu një kapitull të ri në jetën e tyre.

Vello delikate e princeshës së re ishte 5 metra e gjatë, e gjitha tyli dhe e zbukuruar me dorë me detajet e luleve. Ajo kishte vendosur kurorën e Mbretëreshës Mary, Diamond Bandeau, e realizuar në vitin 1932.

Peshkopi mbajti një fjali të gjatë dhe pasiononte për fuqinë e dashurisë, por shpesh shprehjet e tij entuziazmuan në të qeshura sallën.

Ceremonia, e cila zgjati mbi 1 orë e gjysmë, kishte planifikuar edhe këngë nga kori apo luajtjen e instrumenteve muzikore.

Kori i kishës këndoi hitin e njohur të viteve ’60, “Stand by Me”, të Ben E King, ndërsa kurorëzimi u mbyll me perfomimin e muzikës në violinë.

Pritej që të ishte dasma më e madhe ndonjëherë në Britani, që pasi Princi William dhe Kate u martuan në 2011-n, ku pritej të ndiqej nga mbi 21 milionë britanikë e ndoqën dhe nga mbi 23 milionë banorë të Amerikës.

Burimi: Daily Mail