DO VRISTE MERIMANGAT/ Burri i vë flakën shtëpisë – AlpeGossip
DO VRISTE MERIMANGAT/ Burri i vë flakën shtëpisë

DO VRISTE MERIMANGAT/ Burri i vë flakën shtëpisë

Një burrë nga Kalifornia i vuri flakën shtëpisë teksa përpiqej të vriste merimangat me flakëhedhës. Ai po qëndronte në shtëpi duke pritur prindërit kur gjeti vejushat e zeza.

Kati i dytë dhe papafingoja u dëmtuan nga flakët, por ai nuk pësoi lëndime.

Zjarrfikësit nuk kanë zbuluar shkakun e vërtetë të zjarrit, por mendohet të jetë flakëhedhësi.

Zyra e zjarrfikësve bëri një postim në Twitter ku paralajmëronte njerëzit që të mos përdorin këto metoda për të vrarë merimangat pasi rrezikojnë jetën.

Nuk është hera e parë që ndodh një incident i tillë pasi në janar, një burrë tjetër nga Kalifornia i vuri flakën shtëpisë për të njëjtën arsye.