Nga koka te këmbët: Ja fustani i nusërisë që veshi Meghan Markle sot (FOTO) - AlpeGossip
Nga koka te këmbët: Ja fustani i nusërisë që veshi Meghan Markle sot  (FOTO)

Nga koka te këmbët: Ja fustani i nusërisë që veshi Meghan Markle sot (FOTO)

Prej muajsh të tërë kemi arritur vetëm ta imagjinojmë, ndërsa sot arritëm që të shikonin se si duket Meghan Markle, jo vetëm si një nuse, por si një princeshë.

Tani bashkëshorte e Princit Harry, ajo kishte zgjedhur një fustan të bardhë që identifikonte thjeshtësinë dhe bukurinë e saj.

Fustani me mëngë të gjatë saten, kishte jakën e hapur për të treguar shpatullat e saj, ndërsa bishti dhe velloja e gjatë i jepnin një tjetër pamje. Meghan kishte zgjedhur flokët e kapur, vathë minimalist, por shkëlqyes dhe një kurorë të mbuluar me gurë.

Fustani u realizua nga dizajnuesja britanike Clare Keller, femra e parë që u bë drejtoreshë artistike e shtëpisë franceze të modës, “Givenchy”.