“MË NXITËN MEDIAT”/ Reperi shqiptar tregon pse se mbajti dot sekrete lidhjen e tij – AlpeGossip
“MË NXITËN MEDIAT”/ Reperi shqiptar tregon pse se mbajti dot sekrete lidhjen e tij

“MË NXITËN MEDIAT”/ Reperi shqiptar tregon pse se mbajti dot sekrete lidhjen e tij

Një nga të ftuarit e mbrëmjes së djeshme në ‘Xing me Ermalin’ ka qenë reperi i njohur Fero. Ai ka folur për karrierën e tij muzikore dhe projektet e lançuara. Ndër të tjera, Fero ka komentuar për herë të parë lidhjen e dashurisë me modelen Arbenita Ismajlin dhe planet e tyre për të ardhmen. Në një moment Fero ka treguar se lidhjen e ka mbajtur të fshehtë, por ishin mediat ato që e nxitën ta bënte publike.

‘Unë e kam pasur lidhje sekrete, por ja nisën të gjithë mediat të shkruanin. Vendosa të postoja një foto në ‘Instagram’ që t’i nxisja të flisnin më shumë. Vetë e kam bërë të hapur këtë lidhje. Mediat më nxitën’, tha reperi.

Gjithashtu i pyetur nëse do të martohet me Arbenitën, Fero u përgjigj: ‘Jetës nuk i dihet’, duke lënë të kuptohet se lidhja mes tyre është shumë serioze.

Reperi ka shtuar se ata takohen sa herë që janë pushim të dy, pasi siç dihet Arbenita jeton në Londër. Kujtojmë që çifti prej muajsh janë në qendër të mediave si më komentuarit. Për ta është thënë edhe që janë ndarë, por që më pas nuk ka rezultuar e vërtetë.