TË MREKULLUESHËM/ Sara Hoxha pozon me djalin e dytë dhe Ledionin – AlpeGossip
TË MREKULLUESHËM/ Sara Hoxha pozon me djalin e dytë dhe Ledionin

TË MREKULLUESHËM/ Sara Hoxha pozon me djalin e dytë dhe Ledionin

Dy javë më parë trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha u bë nënë për herë të dytë. Sara solli në jetë sërish një djalë duke e bërë London Noorin me vëlla. Të voglit i vendosën emrin e veçantë Roman.

Ditën e sotme Sara ka postuar një foto të adhurueshme me Romanin duke e mbajtur në kraharor. Ndërsa pranë tyre ndodhet Ledioni e kjo dallohet nga tatuazhi në kyçin e dorës. Romani i ka kapur gishtin të atit me dorën e tij të vogël.

“Dy javë si një familje prej katër anëtarësh. Kanë qenë dy javë të lodhshme të përbëra me netë pa gjumë, dhimbje fizike, dyshime në vete, por më e rëndësishmja, të mbushura me dashuri. Çdo ditë zgjohem jashtëzakonisht mirënjohëse për familjen time”, shkruan Sara.