SHOKON 47 VJEÇARI/ Vendosa kamera në shtëpi, zura gruan duke bërë seks me… – AlpeGossip
SHOKON 47 VJEÇARI/ Vendosa kamera në shtëpi, zura gruan duke bërë seks me…

SHOKON 47 VJEÇARI/ Vendosa kamera në shtëpi, zura gruan duke bërë seks me…

Një burrë 47 vjeçar ka rrëfyer për “The Sun”, historinë e tradhtisë, që poi a bën gruaja e tij. Ai ka treguar se pasi kishte vendosur fshehurazi kamera në shtëpi, ka parë gruan e tij duke bërë seks me një burrë tjetër.

Ai është në dilemë nëse duhet t’i jep fund martesës së tij 20-vjeçare.

Lexojeni rrëfimin e tij të plotë:

E kam zënë gruan time duke bërë seks me një burrë tjetër, pasi kam vendosur disa kamera sekrete në shtëpinë tonë. Unë e dua atë, por a duhet t’i tregojë se e kam zënë mat?

Ajo hapi llogari në Facebook gjashtë muaj më parë dhe kjo na ka shkaktuar probleme që nga ajo kohë. Unë jam 47 vjeçar, ndërsa gruaja ime është 43 vjeçare. Ne jemi të martuar qe gati 20 vjet dhe kemi dy fëmijë që kanë lënë shtëpinë.

E kam zënë gruan time duke i dërguar mesazhe private një burri tjetër muajin e parë që hapi llogarinë në Facebook. Ajo nuk din shumë për teknologjinë dhe e lë telefonin e saj të hapur, kështu që është e kam të lehtë t’ia kontrolloj.

Unë nuk isha i lumtur me atë që kisha zbuluar, por nuk thashë asgjë. Ajo bisedonte me të në Facebook, por burrin tjetër e kishte takuar përmes punës së saj – ajo punon në një supermarket.

Në mesazhin e fundit burri tha se donte ta takonte një natë, kur t’i përshtatej gruas sime. Unë punoj natën, kështu që ata u dakorduan që ai të vinte në shtëpinë tonë në mbrëmje, kur unë isha jashtë.

Bleva disa kamera dhe i vendosja në sallë pritjeje dhe një në dhomën tonë të gjumit derisa gruaja ime ishte në punë.

Kur pashë filmin një ditë më pas, e pashë gruan time të bëhej gati për burrin tjetër. Ajo hoqi pantallonat e ngushta dhe veshi të tjerë më të gjerë dhe një këmishë të shkurtër.

Ai erdhi në shtëpi dhe kishte blerë verë dhe çokollatë për gruan time. Djali ishte rreth të tridhjetave. Në fillim ata vetëm u ulën dhe biseduan, por pastaj filluan të preknin dhe puthnin njëri-tjetrin.

Pastaj ata u ngjitën lart, u shtrin në shtrat dhe ajo i bëri atij seks oral. Unë nuk mund të besoja atë që po shihja. Ata vazhduan të kishin seks pasionant.

Unë kam shikuar filmin e tyre disa herë dhe kjo më bën të ndihem i sëmurë.

Ata ranë dakord se do të takoheshin përsëri për seks, por nuk jam i sigurt, pasi gruaja ime duket se ka filluar të fshijë ose fsheh mesazhet e tyre.

Ne ende kemi marrëdhënie seksuale, por ajo insiston që unë të përdor prezervativ.

Unë nuk e di nëse do t’i tregoj asaj atë që kam parë ose të qetësojë gjakrat dhe të bëjë sikur nuk kam parë asgjë.

Një pjesë e imja ndihet sikur martesa jonë ka përfunduar pas 20 vjetësh së bashku.