ISHTE DUKE PERFORMUAR/ Rina Balaj rrezohet në mes të skenës në festivalin e njohur në Zvicër (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
ISHTE DUKE PERFORMUAR/ Rina Balaj rrezohet në mes të skenës në festivalin e njohur në Zvicër (FOTO+VIDEO)

ISHTE DUKE PERFORMUAR/ Rina Balaj rrezohet në mes të skenës në festivalin e njohur në Zvicër (FOTO+VIDEO)

Ditën e djeshme në Cyrih të Zvicrës është mbajtur “Alba Festival” që ka mbledhur në një skenë disa nga këngëtarët më të famshëm dhe të pëlqyer shqiptar. Pjesë e festivalit ishte Rita Ora, Elvana Gjata, Ledri Vula, Capital T, Rina Balaj e shumë të tjerë që dhuruan performanca të paharrueshme.

Mirëpo, teksa ishte duke performuar në skenë, reperes Rina i ndodhi e papritura. Ajo po këndonte dhe po kërcente përpara publikut dhe në një moment është penguar dhe ka rënë në mes të skenës.

Rina është ngritur menjëherë dhe e ka kaluar me shumë sportivitet këtë moment, ndërkohë që ka vijuar me performancën e saj duke treguar kështu se nuk i kishte ndodhur asgjë.