“Soiree” me Jonida Shehun këtë të mërkurë kishte mbledhur artistë që jetojnë nën një strehë apo që vijnë nga e njëjta familje. Sajmir Çili bashkë me vajzën e tij Isea ishin ndër të ftuarit për të folur se si është të jesh babë e bijë artistë brenda një familje, por edhe ish bashkëshortja e Sajmirit, Suela Kalaja vjen nga e njëjta fushë e artit. Pikërisht për këtë e ka pyetur moderatorja e njohur Jonida Shehun se çfarë të mirash apo dhe çfarë të këqijash ka që të tre vijnë nga fusha e artit.
“Duke qenë në një familje, duke qenë të dy kantautorë dikur, kompozitorë, unë edhe orkestrues, dilema më e madhë për t’u zënë kanë qenë tekstet e këngëve. Me Suelën jemi zënë gjithë kohës vetëm për tekstet. E bukura e profesionit është që jemi brenda shtëpisë, çdo gjë e bën bashkë”, është shprehur Sajmir Çili.
Ndër të tjera ai ka shtuar se nuk dëshironte që vajza e tij, Isea të merrej me muzikë, për vetë faktin se ky terren sipas tij është i vështirë dhe shumë shpejt mund të dalësh nga moda.





![Çuna, përmbahuni! Alesia Bamit i del në shesh ZOGU duke hapur këmbët në emision [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/02/alesiabamitidell-400x229.jpg)







