E MORI PROPOZIMIN PËR MARTESË NË MES TË EMISIONIT/ Zbulohet fjala e vetme që i tha Agim Bajko për partnerin të bijës – AlpeGossip
E MORI PROPOZIMIN PËR MARTESË NË MES TË EMISIONIT/ Zbulohet fjala e vetme që i tha Agim Bajko për partnerin të bijës

E MORI PROPOZIMIN PËR MARTESË NË MES TË EMISIONIT/ Zbulohet fjala e vetme që i tha Agim Bajko për partnerin të bijës

Pak ditë më parë një propozim tepër romantik ndodhi në studion e emisionit “Këndo këngën time”, në “Vizion Plus”.Moderatori i njohur Ardit Roshi ftoi në skenë partneren e tij, Blerina Bajko, e cila është vajza e aktorit të madh Agim Bajko.

Teksa kërkoi pak minuta nga emisioni, ai u ul në gjunjë dhe i propozoi asaj martesë.Për të folur më teper rreth momentit romantik dhe njohjes së tyre, Arditi dhe Blerina kanë qenë të ftuar sot në emisionin ‘Soire’.

Ata kanë treguar se janë njohur nga një grup i përbashkët shoqëror dhe se ka qenë vetë Blerina që i ka shkruar Arditit, pasi u kthye nga Italia për ta takuar.Ndër të tjera Jonida Shehu e ka pyetur çiftin se çfarë mendimi kishte i ati i Blerinës, Agim Bajko për marrëdhënien e tyre.

“I pëlqente fakti që ka shumë karizëm dhe ambicje, por donte që ta merrnim shumë shtruar”, ka treguar Blerina Bajko.