“Zhurma” e madhe për prezantimin e Alketa Vejsiut në Sanremo! – AlpeGossip
“Zhurma” e madhe për prezantimin e Alketa Vejsiut në Sanremo!

“Zhurma” e madhe për prezantimin e Alketa Vejsiut në Sanremo!

Që prej momentit që Alketa Vejsiu ndau me ndjekësit e saj atë qe ajo e quajti momentin më të bukur të jetës saj, rrjeti “shpërtheu” sërish si në rastin e ditëve pas Festivalit.

Kampet janë dy edhe këtë radhë: Ata që mendojnë se do jetë nje pjesë aq e vogël sa vetëm Alketa do e mbaj mend… dhe nga ata që për shkak të inateve që kanë me Alketën kanë filluar talljet e madje dhe kanë bere lidhjet se kush e “dërgoi” atje. Por për këtë, do flasim një ditë tjetër.

E vërteta eshte se nuk ka një “kamp” të mirefilltë të atyre që iu bë qejfi aq shumë sa të thonin: Nuk ka rëndësi ç’mendoj unë për Alketën, e rëndësishme është që një shqiptare do ketë kohe televizive të prezantojë në ate që konsiderohet një prej festivaleve unik në botë.

Harrojini polemikat e Festivalit dhe fustanet që ndërroi Alketa gjatë moderimit dhe për një çast mendoni: Në vend të zhurmes se madhe dhe gjuhës së urrejtjes në rrjet, mos vallë duhet të na behet qejfi që një tjetër shqiptare, po korr sukses në botë?

ALPEgossip.al