PLOT 1 JAVË PAS TËRMETIT TRAGJIK/ Humanizmi nuk i kursen as djemtë ”e këqinj” (FOTO) – AlpeGossip
PLOT 1 JAVË PAS TËRMETIT TRAGJIK/ Humanizmi nuk i kursen as djemtë ”e këqinj” (FOTO)

PLOT 1 JAVË PAS TËRMETIT TRAGJIK/ Humanizmi nuk i kursen as djemtë ”e këqinj” (FOTO)

Fiks një javë më parë, Shqipëra u gjend në mes të një tragjedie, prej tërmetit 6.4 ballë që rezultoi me 52 viktima. Të tronditur nga pasojat që kjo fatkeqësi natyrore shkaktoi, të gjithë shqiptarët menduan se ishte momenti të bëheshin bashkë për t’iu gjendur pranë dhe për ti lehtësuar sadopak dhimbjen personave të prekur nga kjo tragjedi.

Njerëzit e thjeshtë por dhe ata të famshëm reaguan menjëherë duke ofruar ndihmat e tyre si financiare ashtu dhe morale. Pjesë e personazheve publike që nuk ngurruan të ndihmonin duke u ”hedhur në sulm” për të qenë pranë të dëmtuarve ishin dhe Noizy e Stresi.

Dy djemtë ”e këqinj” që para syve të publikut paraqiten si ”të fortë” që nuk preken lehtë na vërtetuan dhe njëherë që ndjeshmëria dhe sensibiliteti qendrojnë mbi të gjitha. Me lot në sy e të dërrmuar nga pasojat që ky tërmet solli, dy djemtë ”e këqinj” kaluan javën pa gjumë që sadopak t’i lehtësonin banorëve të qyteteve të dëmtuara, dhimbjen që i kishte kapluar.

Duke gatuar makarona në shkallët e stadiumit për ata të cilët i mungonte ngrohtësia dhe rehatia e shtëpisë që tashmë u ishte kthyer në makth, Noizy na vërtetoi dhe njëherë zemrën e butë dhe humanizmin që fshihet pas pamjes së egër të tij.

Duke vazhduar të mbështesë të dëmtuarit nga tërmeti me çdo mënyrë që ka, duhet ta themi, Rigelsi na ka dhënë të gjithëve një shembull që duhet ndjekur patjetër.

View this post on Instagram

Edhe pse patem fatkeqesi zemrat nuk i prishem, madje mesuam se sa shume e duam njeri tjetrin. Nuk kam fjale per xhestin e shqiptarve te kosoves dhe te maqedonise, mund te kem par vet me syte e mi mbi 50 kamiona me ndihma per vellezerit dhe motrat e tyre qe kishin nevoje, si me ushqim por edhe jorgane e batanie. BRAVO! Kam qare shume, jo nga frika por nga gezimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do ju lutesha organizatave dhe njerezve qe kontribuojne, te kete kontroll mbi gjithcka sepse nuk duhet abuzuar me miresine, ju qe kontribuoni duhet te siguroheni qe ate qe ju na ofroni te shkoje ne vendin e duhur. Edhe nje here ne emer te gjithe shqiptareve ju falenderoj nga zemra. Zoti qoft me te gjithe ju dhe familjet tuaja. Uroj qe keto lloj fatkeqsish mos te ndodhin me kurre. Zinjo

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

Nga ana tjetër kemi Stresin, i cili prej një jave është në aksion për të ndihmuar të gjithë të prekurit nga tërmeti. Pa bukë, pa fjetur dhe me lot në sy, duket se Arkimedi nuk do të dorëzohet derisa të sigurohet se çdo një prej familjeve të dëmtuara ka ato çka i nevojiten.

Duke dhuruar materiale të nevojshme por gjithashtu dhe shumë moral e mbështetje, Stresi është një nga ato personazhe publikë që tregoi se humanizmi dhe ndjeshmëria kundrejt një fatkeqësie të tillë nuk i kursen as djemtë ”e këqinj”. /AlpeGossip.al