REALIZUAN NJË KËNGË BASHKË/ Bujar Qamili zbulon një fakt që nuk dihej për Luanën - AlpeGossip
REALIZUAN NJË KËNGË BASHKË/ Bujar Qamili zbulon një fakt që nuk dihej për Luanën

REALIZUAN NJË KËNGË BASHKË/ Bujar Qamili zbulon një fakt që nuk dihej për Luanën

“M’i dhe flakë mallit tim” ishte një nga këngët më të dëgjuara të kësaj vere. Bashkëpunimi i Bujar Qamilit dhe Luana Vjollcës rezultoi i suksesshëm dhe u pëlqye shumë.

I ftuar në “Xing me Ermalin”, Bujar Qamili zbuloi një fakt për Luanën që nuk dihej.

Këngëtari tha se edhe Luana, ashtu si ai, është shkodrane. Megjithatë këngëtarja është lindur dhe rritur në Tiranë prandaj mos përdorimi i theksit shkodran ka bërë që askush mos ta dintë këtë fakt për të.

Bujari zbuloi se ftesa për bashkëpunim ishte bërë nga Luana dhe ai kishte pranuar. Këngëtari shtoi se Luana nuk ishte aspak e besdisshme.