Kryefjala e kësaj pranvere është “Rehatia”të paktën këtë kemi kuptuar nga trendet e reja që na janë prezantuar deri më tani. Prurja më e re është ajo e “këpucëve të gjysheve”! Duke mos e paragjykuar fare tendencën nga emri, këpucët e gjyshes, paralajmërojnë se outfitet e pranverës dhe verës së këtij viti do të jenë sa të rehatshme, po aq edhe të bukura (sepse në fund të fundit tani gjyshet janë në dijeni të tendencave të modës, por i përshtasin sipas shijes e moshës).
Pas një moshe të caktuar, duket se të gjitha gratë veshin një model këpucësh! Me takë të ulët, të trashë, majë rrumbullake ! Këtë vit, shtëpitë e modës i kanë risjellë këto modele edhe për vajzat e reja, duke u shtuar pak ngjyrë apo ndonjë detaj më shumë. Nëse majë stilettove ju mezi prisnit të shkonit në shtëpi për t’i hequr, me këto këpucë nuk do doni ta ndalnit hapin.
Më poshtë Living ka pëmbledhur disa nga modelet më IN, ndaj frymëzohuni e pse jo t’i bëni pjesë të garderobës suaj.