E QUAJNË PREZANTUESEN MË TË MIRË/ Ndjekësit kanë një kritikë për veshjen e Arbana Osmanit (FOTO) – AlpeGossip
E QUAJNË PREZANTUESEN MË TË MIRË/ Ndjekësit kanë një kritikë për veshjen e Arbana Osmanit (FOTO)

E QUAJNË PREZANTUESEN MË TË MIRË/ Ndjekësit kanë një kritikë për veshjen e Arbana Osmanit (FOTO)

Arbana Osmani është prej vitesh një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, por nëse ndjekësit kanë një kritikë për veshjen e saj ia thonë hapur.

Lidhur me paraqitjen e saj të fundit në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, duket se teleshikuesve nuk u pëlqeu gjatësia e fustanit të saj.

Arbana kishte zgjedhur një fustan ngjyrë rozë pastel, por që për ndjekësit e saj në Instagram ishte shumë i shkurtër.

“Fustani tmerrësisht i shkurtër, nga pas sidomos. Si fustan balerinash te ‘Liqeni i Mjellmave’. Ky program kërkon një veshje si Maria de Filippi tek ‘C’ e posta per te’”, i komenton dikush.

Ndërsa një tjetër komentues i shkruan: “Arbana je më e mira në Shqipëri, por kaq të shkurtër fustanet nuk të shkojnë, jo sepse nuk je e bukur, por për emisionin që bën duhet më serioze veshja, mendoj unë!”.

“Je prezantuese e shkëlqyer, por reduktoi çik këto mini fustanet, sikur s’të kanë lezet për moshën”, shkruan një tjetër ndjekës i saj.

Këtë detaj duket se ia kanë vënë në dukje shumë prej ndjekësve dhe ne presim puntatën e kësaj të shtune, për të parë nëse moderatorja i ka marrë për bazë këshillat e fansave të saj.