Zbuloni 4 super ilaçe shtëpiake që luftojnë irritimin e fytit – AlpeGossip
Zbuloni 4 super ilaçe shtëpiake që luftojnë irritimin e fytit

Zbuloni 4 super ilaçe shtëpiake që luftojnë irritimin e fytit

Gjëja më e keqe e dimrit nuk është fakti se jeni në luftë të vazhdueshme me hundët, as konsumimi i çajit nëse nuk e pëlqeni këtë të fundit. Jo, simptoma më irrituese e të gjithëve është një dhimbje e fytit që e bën të vështirë gëlltitjen, të ngrënit ose të fjeturin.

Zgjimi me një një fyt me gjemba mund të jetë një tregues që një virusi ka depërtuar në sistemin tuaj imunitar.

Ndjesia e djegies duhet të kalojë pas disa ditësh, por ndërkohë, ka shumë mënyra për të ndihmuar procesin e shërimit me metoda natyrale.

Konsumoni një lugë çaji mjaltë
Në saj të vetive antibakteriale ajo do të zvogëlojë inflamacionin. Gjithashtu lehtëson acarimin e fytit.

Gargare me ujë deti
Kjo ndihmon në reduktimin e ënjtjes së dhimbshme të indeve dhe vret çdo bakter të padëshiruar. ½ lugë çaji me kripë e përzieni në një gotë me ujë të ngrohtë. Bëni gargare për një ose 2 minuta duke u kujdesur që mos ta gëlltisni.

Pini çaj kamomili
Jo vetëm që është fantastik për të qetësuar stomakun, por studimet kanë zbuluar se vetitë anti-inflamatore, antioksiduese të kamomilit kanë një efekt qetësues sapo fillon të ndjesh shqetësimet e para me fytin.

Shtrydhni limon në ujë të nxehtë
Disa njerëz pinë ujë të nxehtë me limon me shpresën se mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Por ky gjithashtu mund të jetë çelësi për zhdukjen e simptomave të padëshiruara të ftohjes.

Falë fuqive të saj antibakteriale këto agrume me ngjyrë diellore krijojnë një mjedis acidik në fyt, duke e bërë më të vështirë shumimin e viruseve apo baktereve.