“MË PËRZUNË ME NEVERI”/ Fustani ekstravagant ndalon yllin e Instagramit të hyjë në muze – AlpeGossip
“MË PËRZUNË ME NEVERI”/ Fustani ekstravagant ndalon yllin e Instagramit të hyjë në muze

“MË PËRZUNË ME NEVERI”/ Fustani ekstravagant ndalon yllin e Instagramit të hyjë në muze

Një blogere është lënduar shumë nga sjellja e rojeve në muzeun e Luvrës në Paris. Shkak për këtë është bërë veshja e saj, e konsideruar ekstravagante.

Newsha Syeh, blogere e njohur në Instagram ka thënë se një roje sigurie i tregoi derën duke bërë “gjeste të shëmtuara dhe të tmerrshme” para se ti thoshte se duhet të mbulohej.

Pasi u përzu, ajo ndau historinë me 231 mijë ndjekësit në Instagram, ku shkruajti: “Kujtoja se Luvrë, një galeri ku trupi femëror nderohet aq shumë, nuk merrej me rregulla arkaike, por gabohesha”.

Mori mbështetje të madhe nga ndjekësit, disa prej të cilëve rrëfyen se kishin përjetuar të njëjtën histori.