PËR HERË TË PARË/ Gjiko flet publikisht për shtatzaninë e Elitës (VIDEO) – AlpeGossip
PËR HERË TË PARË/ Gjiko flet publikisht për shtatzaninë e Elitës (VIDEO)

PËR HERË TË PARË/ Gjiko flet publikisht për shtatzaninë e Elitës (VIDEO)

Gjiko dhe Elita Rudi janë një nga çiftet më të famshëm shqiptarë që këtë vit kanë përjetuar dhe dhuruar tek fansat vetëm emocione të bukura.

Në fillim të shtatorit ata u kurorëzuan në martesë mes qindra të ftuarve dhe ndërkohë po presin të bëhen prindër për herë të parë.

Edhe pse ata nuk janë shprehur publikisht drejtëpërdrejtë për shtatzëninë, Gjiko sot i ftuar në “Prive”  zbuloi diçka.

Edhe pse ai e anashakaloi pyetjen nëse është i gëzuar që do të bëhet baba duke u përgjigjur : “Baba jam bërë qëkur  i jam futur rrugës së hip hop-it”, reperi tregoi në pyetjen pasardhëse se gjinia e fëmijës nuk ka rëndësi, mjafton të jetë i shëndetshëm.


Gjithashtu ai zbuloi se Elita nuk ka pësuar akoma ndryshime nga shtatzënia duke thënë: “Elita është njësoj akoma”.