VJEN NË JETË OLIVIA/ Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
VJEN NË JETË OLIVIA/ Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë (FOTO)

VJEN NË JETË OLIVIA/ Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë (FOTO)

Artisti shqiptar Jon Tarifa është bërë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja Kimberly kanë mirëpritur në jetë ditën e djeshme vajzën e tyre që kanë vendosur ta quajnë Olivia. Lajmin e gëzuar artisti ka zgjedhur ta ndajë me gjithë botën dhe me anë të fotos së parë familjare postuar në rrjetet sociale shkruan disa rreshta emocionues për të bijën e sapolindur.

“Përshëndetje botë, njihuni me princeshën tonë të vogël Olivia Sofia Tarifa, që lidni të premten, më 25 Janar në 13:53. Olivia dhe nëna janë të dyja të shëndetshme dhe në gjendje shumë të mirë. Babi është më shumë se krenar dhe tërësisht i dashuruar. Kjo është fotoja jonë e parë familja, shkrepur pak momente pas lindjes së Olivias”, shkruan artisti.