PAK DITË PARA LINDJES/ Zbulohet detaji i papritur nga shtatzënia e Meghan – AlpeGossip
PAK DITË PARA LINDJES/ Zbulohet detaji i papritur nga shtatzënia e Meghan

PAK DITË PARA LINDJES/ Zbulohet detaji i papritur nga shtatzënia e Meghan

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë qenë dy nga personazhet më të komentuar të muajve të fundit. Që pas martesës së tyre dhe më pas lajmit të shtatzënisë dyshja ka marrë vëmendjen e të gjithë publikut dhe të gjithë sytë janë përqendruar mbi ta.

Ndërkohë që çdo detaj nga shtatzënia e dukeshës është zbuluar dhe vetëm pak ditë na ndajnë nga ardhja në jetë e bebit më të famshëm të momentit. Siç duket sipas mediave të huaja Meghan nuk do të sjell një por dy fëmijë.

Së fundmi, është aluduar se dukesha dhe ish aktorja është në pritje të binjakëve. Një mami e njohur e quajtur, Lesley Gilchrist, tregon se shumë shenja zbulojnë se në fakt Meghan po pret dy fëmijë. Siç tregon ajo shenja e parë është barku shumë i madh i Meghan që nuk është shumë normal për shtatzëninë e parë

Po ashtu, ajo ka ndërprerë të gjitha udhëtimet dhe angazhimet e saj që në javën 32-të  një rregull ky që ndiqet nga të gjitha ngratë shtatzëna që janë duke pritur binjak, pasi atyre nuk u lejohet udhëtimi pas javës së 32-të.