E MBANI MEND KËTË PERSONAZH/ Jul Deda kthehet pas në kohët e “Portokalli” – AlpeGossip
E MBANI MEND KËTË PERSONAZH/ Jul Deda kthehet pas në kohët e “Portokalli”

E MBANI MEND KËTË PERSONAZH/ Jul Deda kthehet pas në kohët e “Portokalli”

Jul Deda është një nga aktorët më të njohur të humorit shqiptar. Karriera e tij nis që në fillimet e programit të njohur të humorit, ‘Portokalli’. Të gjithë i mbajnë mend personazhet e tij epike si pjesë e grupit ‘The SHLBSH’, por mesa duket vetë Juli ka nostalgji për ‘Ushtar Selimin’.

Ai ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku shfaqet qeros, mbuluar me fasho dhe me veshje ushtarake.

‘E mbani mend Ushtar Selimin?’, shkruan aktori, duke hapur një sondazh për ndjekësit e tij. Videot e tij të vjetra vazhdojnë të klikohen në ‘Youtube’, megjithatë aktori po shijon suksesin e tij në emisionin ‘Duplex’ në ‘Tv Klan’.