Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e parë e festivalit “Kënga Magjike”, ku këmgëtarë të rinj dhe yje të muzikës shqiptare performuan.
Në skenë janë ngjitur emra të njohur të ekranit shqiptar dhe jo vetëm, ku ata u bënë bashkë për një kauzë.
Këngëtarët pjesëmarrës i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë pamjes së tyre të jashme dhe janë kujdesur që të shkëlqejnë.
Eventi u prezantua nga Ardit Gjerbrea dhe modelja Adrola Dushi, e cila shkëlqeu me dy fustanet.
Fustani ngjyrë blu karakterizohej nga pupla, kurse fustani i dytë ishte ngjyrë të zezë dhe nxirrte në pah trupin e saj.
Në sy ra edhe kostumi ngjyrë blu me pak shkëlqim i Ardit Gjebreas.
Edhe artistët e tjerë nuk ngelen pas, ku Marsela Çibukaj shkëlqeu me fustanin ngjyrë rozë dhe shfaqi një pamje mjaft romantike gjatë puthjes me të dashurin e saj.
Soni Malaj kishte veshur një fustan të zi me një pjesë ngjyrë argjendi në njërën dorë.
Surpriza e mbrëmjes ishin dy vogëlushët, të cilët sfiduan dy prezantuesit, Arditin dhe Adrolën.
Dy vogëlushë të shkathtë në prezantimin shqip dhe në gjuhën angleze, të cilët e zbukuruan mbrëmjen.