Gigi Hadid u frymëzua nga ngjyrat e vjeshtës dhe u shfaq rrugëve të New York-ut me një kombinim që i përshtatet në mënyrë të përsosur stinës.
Modelja zgjodhi të vishte dy këmisha dhe një xhaketë në nuancat e ngjyrës kafe dhe jeshile. Një prej këmishave kombinohej me pantallonat jeshile ulliri.
Veshja u kompletua në detaje përmes kravatës së bardhë, çantës Dior, vathëve floriri dhe syzeve të diellit jeshile.
Në një vibe të ngjashëm, Gigi është fotografuar edhe herë tjetër.