BORA DËSHIRON TË BËHET KËNGËTARE/ Donald Veshaj i kërkon fitim nga klikimet! – AlpeGossip
BORA DËSHIRON TË BËHET KËNGËTARE/ Donald Veshaj i kërkon fitim nga klikimet!

BORA DËSHIRON TË BËHET KËNGËTARE/ Donald Veshaj i kërkon fitim nga klikimet!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Në një postim të saj nga nata e djeshme e spektaklit të ‘Dancing with the Stars’, Bora ka postuar një video teksa improvizon një nga këngët e artistit të njohur Alban Skënderaj, e cila dëgjohet në sfond. Moderatorja e ka ripostuar atë në story dhe ka kërkuar ndihmën e Donaldit për të realizuar një bashkëpunim muzikor me Albanin, dhe shkruan:

Jam gati për një duet me Alban Skënderaj!

Donald Veshaj mendo për një klip artistik, bardh e zi

Ndërsa Donaldi i përgjigjet, si gjithmonë me batutat e tij:

Ok, por dua % tek klikimet

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar nata e dytë e spektaklit “Dancing with the Stars”, ku dihet tashmë që prezantuese është Bora. Ditën e sotme moderatorja ka postuar disa foto nga ‘look-u’ i saj i mbrëmjes së djeshme, ku mes tyre nuk ka harruar të vendos edhe një foto shumë të veçantë të saj dhe aktorit dhe moderatorit të njohur, Donald Veshaj. Në foto duket vetëm duart e tyre të kapura fort me njëra-tjetrën. Që prej natës së parë të spektaklit, Donaldi na ka treguar me anë të postimeve në Instastory, se ka qenë gjithmonë aty për të mbështetur Borën deri në fund.