Brad Pitt kërcënoi me vdekje Harvey Weinstein pasi i ngacmoi të dashurën: Flet aktorja e njohur – AlpeGossip
Brad Pitt kërcënoi me vdekje Harvey Weinstein pasi i ngacmoi të dashurën: Flet aktorja e njohur

Brad Pitt kërcënoi me vdekje Harvey Weinstein pasi i ngacmoi të dashurën: Flet aktorja e njohur

Aktorja Gwyneth Paltrow ka shprehur së fundi në një intervistë se gjatë kohës kur punonte për filmin “Shakespeare in Love” në vitin 1995 me Harvey Weinstein, ai e kishte ngacmuar seksualisht.

Gjatë kësaj kohe ajo ishte e lidhur me aktorin Brad Pitt, i cili e mbrojti atë nga Weinstein dhe natën e promovimit të “Hamlet” në Broadway i bëri të qartë produncentit që nuk duhej t’i afrohej më të dashurës së tij.

“Nëse e bën të ndihet keq edhe njëherë tjetër, do të të vras” – i tha Brad producentit ndërkohë që e kishte mbështetur pas murit.

“Ai e përdori famën dhe fuqinë e tij për të mbrojtur mua, që nuk isha akoma askush, s’kisha famë e as fuqi… Ai është më i miri… Për këtë e dua…” – tha Paltrow gjatë intervistës.