ÇIFTI MË I RI I SHOWBIZZIT/ Sardi flet për lidhjen me Luarin: Po i marr hapat ashtu siç e… – AlpeGossip
ÇIFTI MË I RI I SHOWBIZZIT/ Sardi flet për lidhjen me Luarin: Po i marr hapat ashtu siç e…

ÇIFTI MË I RI I SHOWBIZZIT/ Sardi flet për lidhjen me Luarin: Po i marr hapat ashtu siç e…

Pak ditë më parë në rrjet u përfol se dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Sardi Strugaj dhe Luar Arani, janë çifti më i ri i showbizit. Dyshimet nisën nga një foto që këngëtarja postoi në Instagram me mbishkrimin, “Veç i imi.”

Së fundmi Sardi në një intervistë të shkurtër për “Top Albania Radio”, zbuloi se “Veç i imi” është titulli i bashkëpunimit të tij me Luar Aranin. Megjithatë sa ai përket raportit të tij me këngëtaren, Sardi vendosi të mos japë detaje.

“Jam shumë i kënqaur, duket që po i marr hapat ashtu siç e kam planifikuar. Planet vazhdojnë puna është gjithmonë në rritje. Kemi 4 këngët për të nxjerrë. Kënga e para është bashkëpunim titullohet “Veç i imi” Këngëtaren po e mbaj surpirizë por po të hyni tek Instagrami im…”, tha Sardi.

Kujtojmë që Luari u bë e njohur me bashkëpunimin me Flori Mumajesin “Gjithmonë”, vite më parë. Ndërsa Sardi ka qenë pjesë e “X-Factor” dhe që atëherë ka qenë pjesë aktive e muzikës me projekte të reja.