“ÇFARË DO I THUASH MAMIT QË TË MBYLLTE NË DHOMË?”/ Irma Libohova ka disa fjalë për fëmijërinë e Dj Sardit (FOTO) – AlpeGossip
“ÇFARË DO I THUASH MAMIT QË TË MBYLLTE NË DHOMË?”/ Irma Libohova ka disa fjalë për fëmijërinë e Dj Sardit (FOTO)

“ÇFARË DO I THUASH MAMIT QË TË MBYLLTE NË DHOMË?”/ Irma Libohova ka disa fjalë për fëmijërinë e Dj Sardit (FOTO)

Prej shumë vitesh në skenë Dj Sardi ka krijuar rrymën e tij muzikore, e cila e specifikon dhe e bën të dallohet nga të tjerët. Kjo e ka bërë atë ndër më të kërkuarit në treg.

 Por për të arritur deri këtu atij i është dashur të punojë fort dhe ndonjëherë edhe pa dëshirën e tij.
Në një foto të publikuar së fundmi këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Irma Libohova shfaqet krahas Sardit dhe në momente nostalgjie i kujton Sardit fëmijërinë.

“Sardi si rrije me orë të tëra tek piano duke studiuar? Çfarë do i thuash mamit sot që të mbyllte tek dhoma dhe ne rrinim tek dhoma dhe qepnim rroba e pinim kafe? Nostalgji pa fund o yll i bukur. Sakrificat e mamit dhe të babit kanë këtë produkt që ti je sot”,- shkruan Irma.

Ky është një shembull shumë i mirë dhe këshillë mjaft e vlefshme për çdo fëmijë, të cilët duhet të kuptojnë se fjalët e prindërve janë ato që ju bëjnë të ecni para.