“GJITHMONË KAM DASHUR…”/ Dojna Mema tregon dëshirën e saj të parealizuar – AlpeGossip
“GJITHMONË KAM DASHUR…”/ Dojna Mema tregon dëshirën e saj të parealizuar

“GJITHMONË KAM DASHUR…”/ Dojna Mema tregon dëshirën e saj të parealizuar

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

Dojna shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e familjes së saj. Ditën e sotme bukuroshja ka postuar disa foto të saj në Instagram, ku na ka treguar kështu edhe një dëshirë të saj të parealizuar. Dojna duket e ulur në një motorçikletë Vespa ngjyrë të kuqe dhe është shprehur se gjithmonë ka dashur që të kishte një të tillë, por me ironi tregon se nuk ishte e zonja ta ngiste.

FOTOT

Gjithmonë e kam dashur një Vespa, por çe do që rrëzohem edhe me kembët e mia

Në një nga postimet e fundit të saj në Instastory. Moderatorja na ka treguar se ditën e sotme ka bërë shopping me Vlashentin, ku na ka treguar edhe ‘fiksimin’ e tij, të cilin askush nuk e dinte por që janë bluzet me vija dhe se ai asnjëherë nuk mjaftohet me to.

E padyshim tanimë dhe bisedat ‘online’ që ajo bën me ndjekësit nuk mund që të mos lidhen me të birin dhe në ‘Ask-un’ më të fundit një prej tyre e ka pyetur bukuroshen nëse e ka menduar se si do të sillet me nusen e saj. Edhe pse Nolan është ende shumë i vogël, prezantuesja e ka të qartë përgjigjen e kësaj pyetje.