PAK MINUTA PËRPARA KONFERENCËS PËR SHTYP/ Alketa Vejsiu zbulon surprizën e madhe – AlpeGossip
PAK MINUTA PËRPARA KONFERENCËS PËR SHTYP/ Alketa Vejsiu zbulon surprizën e madhe

PAK MINUTA PËRPARA KONFERENCËS PËR SHTYP/ Alketa Vejsiu zbulon surprizën e madhe

E emocionuar, përpara një paneli të madh gazetarësh nga Italia dhe e gjithë bota që kanë shprehur interesimin e jashtëzakonshëm për këtë edicion të “Sanremos”, festivalit kult të muzikës italiane, Alketa Vejsiu zbuloi një surprizë interesante.

Si një prej protagonisteve të mbrëmjes së sotme, që do të moderojë festivalin bashkë me Amadeus dhe Georgina Rodriguez, partneren simpatike të yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, prezantuesja shqiptare rrëfeu virtualisht ndjesinë e pak orëve përpara natës së madhe.

Prezantuesja në këtë udhëtim shoqërohet Orinda Huta dhe Drini Zeqo. Ka qenë ky i fundit që ka konfirmuar se: “Po, Alketa Vejsiu me kërkesë të drejtuesve dhe organizatorëve të festivalit do të këndojë sot në Sanremo” shkruan Class.

Ende nuk dihet hiti që i është besuar apo përzgjedhja, por jemi vetëm pak orë përpara mbrëmjes së madhe ku do të zbulohet gjithçka nga monologu dhe mesazhet e rëndësishme që Alketa Vejsiu do të përcjellë nga skena madhështore e pallatit “Ariston” në Sanremo e deri tek bashkëprezantimi me Amadeus dhe Georgina Rodriguez, si edhe kënga që do të përformojë.