STUDIMI I FUNDIT SHKENCOR/ 5 arsye bindëse përse vera është alkooli më i mirë – AlpeGossip
STUDIMI I FUNDIT SHKENCOR/  5 arsye bindëse përse vera është alkooli më i mirë

STUDIMI I FUNDIT SHKENCOR/ 5 arsye bindëse përse vera është alkooli më i mirë

“Vera e kuqe përmban antioksidantë, veçanërisht polifenolët që sigurohen nga rrushi”, thotë Gabby Geerts, dietolog i regjistruar në Chef Green. Këtë e dimë të gjithë, e pëlqefshim apo jo, verën. “Polifenolet kanë treguar se përmirësojnë funksionimin e zemrës dhe presionin e gjakut, duke zvogëluar kështu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare,” shton ajo! Por më poshtë do të listojmë të gjitha arsyet bindëse përse vera është alkooli më i mirë për t’u konsumuar (gjithmonë në mënyrë të moderuar)

1. Mund të parandalojë dëmtimin e dhëmbëve.
Në një studim të vitit 2014 të botuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry, hulumtuesit zbuluan se vera e kuqe (madje edhe ajo jo-alkoolike) eliminon më mirë bakteret që formojnë gurëza, sesa shpëlarësit e gojës.

2. Mund të mbajë nën kontroll alergjitë.
Tingëllon çuditshëm, por është e vërtetë . Në një përmbledhje të kohëve të fundit të rreth 80 studimeve të botuara, studiuesit sugjerojnë se flavonoidet, antioksidantë që gjendet në verën e kuqe, mund të zvogëlojë simptomat e alergjisë dhe astmës. Nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar këto gjetje, por, është premtuese.

3. Mund të vonojë fillimin e sëmundjes Alzheimer dhe Parkinson (nëse jeni të rrezikuar për t’u prekur nga kjo sëmundje)
Shkencëtarët zbuluan se enzimat dhe përbërësit aktive të verës së kuqe në të vërtetë mbronin neuronet nga vdekja duke parandaluar zhvillimin dhe përkeqësimin e sëmundjeve si Alzheimer. Kjo eshte nje arsye e mire per te trokitur gotat dhe per te bere gezuar me vere !!

4. Mund të zvogëlojë rrezikun e depresionit

Mund t’ju interesojë gjithashtu: E kuqe apo e bardhë? Kjo është vera që ju ndihmon të humbni peshë

5. Mund t’ju ndihmojë të mbani sheqerin në gjak në kontroll … nëse keni Diabetin e Tipit 2.
Në një studim të vitit 2015 të publikuar në revistën Annals of Internal Medicine, shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e 224 pacientëve me diabet tip 2 të cilët u ndanë në tre  grupe:  Grupi i parë (dhe më fatlum) u udhëzuan për të pirë 150 ml verë të kuqe çdo natë për dy vjet dhe grupi i dytë duhet të pinte 150 ml verë të bardhë. Grupi i fundit duhej të pinte ujë mineral. (fatkeqësisht.) Deri në fund të studimit, studiuesit zbuluan se njerëzit që kishin pirë verë kishin një nivel optimal të sheqerit në gjak dhe  grupi i verës së kuqe kishin përmirësime edhe në nivelin e kolesterolit.