“MË JENI KTHYER TË GJITHË KUNDRA”/ Valbona diskuton me Luizin nominimin e Tanit, Olta shkrihet së qeshuri – AlpeGossip
“MË JENI KTHYER TË GJITHË KUNDRA”/ Valbona diskuton me Luizin nominimin e Tanit, Olta shkrihet së qeshuri

“MË JENI KTHYER TË GJITHË KUNDRA”/ Valbona diskuton me Luizin nominimin e Tanit, Olta shkrihet së qeshuri

Avantazhi për të nisur një zinxhir shpëtimi e më pas për të dërguar dy banorë të tjerë në nominim, e kanë vënë Valbona Memën përballë një situate të vështirë në shtëpi.

Pas përfundimit të spektaklit, ajo diskutoi me Luiz Ejllin, pasi ky i fundit i kërkoi llogari që pse ajo dërgoi Tan Brahimin në nominim.

Diskutimi zgjati për orë të tëra në oborr, ndërsa nuk munguan batutat dhe ironitë nga ana e këngëtarit të njohur.

E ndjerë në “faj” Valbona tha se asaj i është vënë e gjithë shtëpia kundër pas zgjedhjes që bëri. Madje ajo reagoi ashpër edhe ndaj Nita Latifit, pasi kjo e fundit i tha diçka në vesh Olta Gixharit dhe Kiara Titos.

Valbona tha që çfarë do gjëje të ketë, t’ja thotë në sy, por Nita u shpreh se nuk po fliste fare më të. Teksa dyshja po debatonte, Olta u shkri së qeshuri me batuat e Luizit.