Pas ndërhyrjes estetike, ja si duket Xhensila Pere me hundën e re (FOTO) – AlpeGossip
Pas ndërhyrjes estetike, ja si duket Xhensila Pere me hundën e re (FOTO)

Pas ndërhyrjes estetike, ja si duket Xhensila Pere me hundën e re (FOTO)

Disa ditë më parë, ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere, ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin se kishte bërë një ndërhyrje estetike në hundë. Ajo shfaqi në foto vetëm gjysmën e fytyrës, ku dallonim fashën e bardhë të vendosur në hundë pas ndërhyrjes.

Ajo shfaqej mjaft entuziaste për të parë rezultatin përfundimtar në fytyrën e saj, të cilin e ndau sot me fansat në Instastory.

Pak minuta më parë, Xhensila publikoi një video ku e shohim me hundën e saj të rimodeluar e cila duket se po i pëlqen, pasi ish-banorja shfaqet e buzëqeshur duke filmuar veten.
“Çkemi botë”- ka shkruar Xhensila në videon e saj, duke i treguar të gjithëve hundën e bërë.