Na ndajnë pak ditë nga dasma e madhe, por kemi mundësinë t`i shikojmë Harry-n dhe Meghan në pozita të sikletshme. Më saktë mund të shikojmë aktorët që luajnë në rolet e tyre, në filmin
mbi dashurinë e princit dhe Meghan. Filmi është bërë enkas si një dhuratë dasme dhe është transmetuar për herë të parë në Amerikë dhe Angli mbrëmjen e djeshme.
Në spotin që qarkullon për ne të tjerët, duket momenti i propozimit, ai i natës romantike në shtëpinë sekrete, pastaj disa skena në shtrat ku personazhet janë të zhveshur.
Drejtori i filmit Menhaj Huda ka thënë se njerëzit e Pallatit mbretëror janë të shqetësuar për skenat seksuale.
Ndërkohë që aktorët sidomos Hanley në rolin e Meghan është shprehur e privilegjuar që
luajti këtë personazh.