Ky detaj flet shumë për raportin mes kunatave, Tunës dhe Norës (FOTO) – AlpeGossip
Ky detaj flet shumë për raportin mes kunatave, Tunës dhe Norës (FOTO)

Ky detaj flet shumë për raportin mes kunatave, Tunës dhe Norës (FOTO)

Të dyja janë ndër këngëtaret më të pëlqyera të estradës, shkruan GazetaBlic.

Flasim për Nora Istrefin dhe Tuna Sejdin të cilat kanë më shumë se një dekadë që janë pjesë e skenës muzikore shqiptare.

Nora Istrefi ka vite që është e martuar me Robert Berishën, ku kanë dhe një vajzë me emrin Renee. Familjes Berisha ka afro dy vite që i është bashkuar dhe Tuna e cila është në lidhje me vëllain e Robertit, Patrisin. Në muajin maj të vitit të kaluar çifti u bënë prindër për herë të parë, ku Tuna solli në jetë djalin të cilin e pagëzuan me emrin Tian.

Por, si është raporti mes dy kunatave?!

Në një kërkim të bërë në llogaritë e dy këngëtareve, shohim se të dyja nuk ndjekin njëra-tjetrën në Instagram. Madje Tuna, nuk ndjek as kunatin e saj, Robertin, duke treguar kështu shumë për raportin që kanë mes vete, e që duket të mos jetë dhe aq i mirë.