Kërcënohet me vdekje këngëtarja shqiptare po përjeton tmerrin – AlpeGossip
Kërcënohet me vdekje këngëtarja shqiptare po përjeton tmerrin

Kërcënohet me vdekje këngëtarja shqiptare po përjeton tmerrin

Në “Brit Awards” fitoi çmimin që do e donte çdo artist “Best Solo Artist”, theu rekord me këngën e re “IDGAF” dhe kur të gjithë mendonin se jeta e Dua Lipës po shkonte më së miri, këngëtarja shqiptare po merr kërcënime të shumta.

Në një intervistë së fundmi, e pyetur se kë zgjedh midis Taylot Swift dhe Kanye West, Dua Lipa ka zgjedhur këtë të fundit, zgjedhje që ka nxitur fansat e Swift të kërcënojnë këngëtaren shqiptare.

“Zgjodha Kanye sepse më pëlqen hip hop-i. Muzika e Taylor është e mrekullueshme, por fansat e saj prej tre ditësh më dërgojnë emoji gjarpërinjsh dhe mesazhe ‘Shpresoj të vdesësh’. Unë s’thashë ndonjë gjë”, është shprehur Dua.