Pas Gentes, edhe Armela e Big Brother publikon VIDEO nga dhoma e hotelit – AlpeGossip
Pas Gentes, edhe Armela e Big Brother publikon VIDEO nga dhoma e hotelit

Pas Gentes, edhe Armela e Big Brother publikon VIDEO nga dhoma e hotelit

Disa ditë më parë një video e ish-banores së Big Brother, Genta Gjalpi, bëri xhiron e rrjetit. Ajo publikoi disa imazhe nga dhoma e një hoteli ku kishte kaluar natën me një mashkull, mirëpo pas bujës së madhe, Genta vendosi ti fshinte postimet e saj.

Por, pas Gentës, një tjetër banore e Big Brother ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj imazhe intime nga dhoma e një hoteli. Armela Hyseni, bukuroshja seksi që përflitet mjaft në media, ka tërhequr ditën e sotme vëmendjen e fansave me postimet e saj.

Ajo ka pozuar në shtrat me të brendshme të bardha, teksa mban pranë saj një shishe verë dhe dy gota. Megjithatë, në Instastory, Armela ka treguar për ndjekësit se është në shoqërinë e mikeshës së saj, të cilën e ka etiketuar në videon ku shfaqen duke bërë dolli me gotat e mbushura me verë.