Ja shtëpia e re luksoze e Bes Kallakut, Ardit Gjebrea publikon pamjet (FOTO) – AlpeGossip
Ja shtëpia e re luksoze e Bes Kallakut, Ardit Gjebrea publikon pamjet (FOTO)

Ja shtëpia e re luksoze e Bes Kallakut, Ardit Gjebrea publikon pamjet (FOTO)

Çifti më i njohur i ekranit dhe skenës shqiptare, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, dhe janë zhvendosur për të jetuar bashkë në shtëpinë e re.

Së fundmi, Besi ishte i ftuar në njërën nga puntatat e të “Dielës Shqiptare” dhe Ardit Gjebrea në një video të postuar në ‘Instastoryn’e tij, na ka treguar pak nga shtëpia e aktorit.

Ndërkohë qe Besi është duke i përgatitur Arditit një ëmbëlsirë, në video shfaqet kuzhina mjaft modere dhe e mobiluar plot shije, ku shohim se dominon ngjyra e bardhë, duke filluar që nga boja e murit, mobiljet dhe parketi.

Që në përgatitjet e para për shtëpinë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj tregohej gjithnjë entuziaste në ‘Instagram’, duke postuar detaje të vogla nga shtëpia e saj e re që mezi po e priste.

=Siç e shohim, pamjet e shtëpisë nuk i kanë zhgënjyer pritshmëritë e Xhensilës.