Pasi u tha se i dhanë fund fejesës pak para martesës, çifti shqiptar së bashku me pushime – AlpeGossip
Pasi u tha se i dhanë fund fejesës pak para martesës, çifti shqiptar së bashku me pushime

Pasi u tha se i dhanë fund fejesës pak para martesës, çifti shqiptar së bashku me pushime

Këngëtari Blero Muharremi dhe e fejuara e tij Afrona Dika në jo pak raste kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike pasi janë përfolur se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Madje vetëm pak ditë më parë u fol se dyshja ishte duke përjetuar një krizë nisur nga fakti që ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, si dhe nga fakti që Afrona kishte fshirë të gjitha fotot e tyre së bashku nga Instagram-i.

Mirëpo mënjëherë pas këtij lajmi Afrona bëri një status në Instagram ku tregonte se të fortë në një lidhje ishin ata që sa herë rrëzoheshin dinin të ringriheshin, duke na dhënë një sinjal se marrëdhënia e tyre ishte stabilizuar.

Tashmë duket se nuk ka më dyshime se ata janë së bashku, pasi Blero ka postuar disa video në Instastory ku na tregon se është me pushime në Gjermani së bashku me Afronën, dhe madje me ta është edhe vajza e tij Tara.

“Me dy loçkat e mia në shëtitje”, shkruan Blero në një ndër video-t e publikuara në Instastory.