Familja Kardashian-Jenner para pak javësh njoftoi se spektaklit të tyre, “Keeping Up With The Kardashians” po i vinte fundi. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Grazia”, Kim Kardashian ka deklaruar se kjo ishte një dëshirë e përbashkët e gjithë familjes.
Kim është shprehur se ajo ishte gati për një pushim pas 14 vitesh xhirim pa ndalim. “Kjo ishte një ëndërr për të gjithë ne. Asnjëherë nuk e kishim imagjinuar se do të arrinim sezonin e dytë. Tani jemi në të 20-tin. Ndonjëherë kemi nevojë për pushim. Është shumë e thjeshtë”, është shprehur Kim.
Duke folu për jetën e saj familjare, ajo u shpreh se të qenurit nënë e 3 fëmijëve ka ndryshuar prioritetet e saj në jetë.
“Dhe ne kemi fëmijë tani. Dhe ata kanë nevojë për ne. Ka shumë gjëra që po ndodhin dhe sikur për vetëm 1 minutë ne kemi nevojë për pushim”, tha ylli i Keeping Up With The Kardashians.
Ndërkohë kohët e fundit, Kim është përfolur se i kishte dhënë fund martesës me Kanye West. Thuhej se çifti kishin probleme të mëdha mes tyre dhe se Kim po priste të merrnin fund shqetësimet e Kanye me bipolaritetin për të firmosur divorcin. Mirëpo ajo i hodhi poshtë të gjitha fjalët duke pozuar me Kanye West dhe fëmijët e tyre në rrjete social