SË SHPEJTI ME ALBUMIN E RI/ Stine zbulon detajet e tij (VIDEO) – AlpeGossip
SË SHPEJTI ME ALBUMIN E RI/ Stine zbulon detajet e tij (VIDEO)

SË SHPEJTI ME ALBUMIN E RI/ Stine zbulon detajet e tij (VIDEO)

Stine është ndër këngëtarët më të suksesshëm të muzikës R&B. Përgjatë karrierës së tij muzikorë, ai ka arritur të krijojë një numër të madh hitesh, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku. Së fundmi ai ka lajmëruar se do të sjellë një surprizë për fansat e muzikës së tij dhe është pikërisht një album. Këngëtari është shprehur se ky album do të jetë si një ‘libër’ i jetës së tij, të cilin do e publikojë së shpejti. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Mirage” këngëtari ka zbuluar disa detaje nga projektet muzikore dhe dëshiron që albumi të dalë në treg para Vitit të Ri.
“Jam duke punuar për një album, i cili ka shumë bashkëpunime, mund të them se është i gjithi me bashkëpunime. Shpresoj që të publikohet para Vitit të Ri. 5 prej këngëve janë xhiruar me videoklipe dhe po pres që t’i publikoj. Kënga e parë mund të dali pas 3 ditësh”, shprehet Stine.

Kujtojmë se pak kohë më parë Stine ka treguar se pas publikimit të albumit do të zhvendoset në Gjermani së bashku me familjen e tij.