Përcillet për në banesën e fundit aktori turk: Lamtumirë mes dhimbjes e lotësh – AlpeGossip
Përcillet për në banesën e fundit aktori turk: Lamtumirë mes dhimbjes e lotësh

Përcillet për në banesën e fundit aktori turk: Lamtumirë mes dhimbjes e lotësh

Aktori i njohur turk që humbi jetën mëngjesin e të dielës Arda Ozir është përcjellë për në banesën e fundit ditën e djeshme.

Ai u nda nga jeta pasi u aksidentua me motorr në një nga lagjet e Stambollit rreth orës 3:30 të mëngjesit.

Familjarë, miq e kolegë u mblodhën në Izmir pranë Universitetit të Arteve të Bukura që t’i jepnin lamtumirën e fundit aktorit të njohur.

Nga pjesëmarrësit e shumtë në ceremoni ishin edhe miqtë e ngushtë, aktorët Burak Altay dhe Riza Kacaoglu.

Miku i tij i ngushtë, aktori Riza Kacaoglu,i cili u bë i njohur për publikun shqiptar në rolet e tij tek telenovelat “ Ezel” dhe “I infiltruari” u shpreh se i ndjeri kishte arritur shumë më shumë se miqtë e tij, pavarësisht se ishte rritur jetim nga babai.

“Ishte më i shpejti nga ne. Edhe tani e provoi këtë” – tha Kacaoglu me lot në sy.

Ndërkohë nëna dhe motra e Arda-it u panë tepër të mërzitura dhe mezi qendronin në këmbë.

Arda Ozir u njoh nga publiku shqiptar me rolin e tij në telenovelen “Ertugrul” si Goktug.