Aktorja e famshme shtatzënë për herë të parë në moshën 41-vjeçare - AlpeGossip
Aktorja e famshme shtatzënë për herë të parë në moshën 41-vjeçare

Aktorja e famshme shtatzënë për herë të parë në moshën 41-vjeçare

Aktorja Diane Kruger pret të bëhet nënë për herë të parë me të dashurin e saj, aktorin e njohur të “The Ealking Dead”, Norman Reedus. Shtatzënia e aktores së njohur është konfirmuar nga një burim i afërt me çiftin për “Us Weekly”.

Ky konfirmim erdhi vetëm një javë pasi faqja “Pages Six” publikoi një shkrim ku flitej se Kruger ishte shtatzënë në Festivalin e Filmit në Kanë pak muaj më parë, për shkak të refuzimit të konsumimit të alkoolit. Gjithashtu ky shkrim aludonte për një shtatzëni të mundshme të aktores nisur edhe nga fustani i lirshëm që ajo kishte zgjedhur të vishte në tapetin e kuq.

Reedus dhe Kruger e bënë debutimin e tyre të parë si çift në janar gjatë parakalimit të tyre në tapetin e kuq të “Golden Globe 2018”.

Thashethemet e romancës së tyre filluan që në mars të 2017-ës, kur u panë të putheshin në New York.

 

Ndërsa për Kruger ky do të jetë fëmija i parë, për Reedus, ky do të jetë fëmija i dytë pasi ka edhe një djalë 18-vjeçar nga lidhja me modelen e njohur, Helen Christensen, me të cilën u nda në vitin 2003 pas pesë vjetësh lidhje.